United duhet ta harrojë Griezmann nëse nuk kualifikohet në Champions
Sulmuesi i Atletico Madrid, Antonie Griezmann mund të largohet në fund të sezonit në Premier League. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, sulmuesi francez ka kushtin e vetëm që skuadra e Mourinhos sezonin e ardhshëm të marrë pjesë në Champions League.

“Bisedimet në mes të dy palëve janë duke avancuar dhe lojtari pritet që të veshë fanellën me numër 7 te ‘Djajtë e kuq", shkruan tabloidi britani.

Nëse "Djajtë e Kuq" nuk zënë një vend në Champions vështirë se do të mund të transferojnë sulmuesin francez./albeu.com/
Shtuar më 10/02/2017, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori