United e ka gati ofertën për kthimin e Ronaldos
Pëlqej
Gazetari spanjoll, Guillem Balague, beson se sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka mundësi të kthehet tek ish-klubi i tij, Manchester United verën e ardhshme.

Portugezi kaloi tek "Los Blancos" nga United më 2009 dhe ka shënuar 256 gola në 251 ndeshje të zhvilluara me klubin spanjoll, përfshi edhe 17 në garën e vjetshme të Ligës së Kampionëve.

Mësohet se sulmuesit nuk po i pëlqen më jeta në Madrid, ndërsa, disa raporte thonë se kthimi i tij në "Old Trafford" verën e ardhshme, mund të ndodh.

Balague, i cili zbuloi kalimin e Angel di Marias tek United këtë verë, ka thënë se ka vullnet nga të dyja palët për këtë transferim.

"Besoj se Manchester United janë duke e përgatitur një ofertë, apo veçse e kanë përgatitur, për Cristiano Ronaldon dhe këtë e kanë pasur të gatshme tash e disa muaj", i ka thënë ai Sky Sports News.

"Besoj se edhe ai është duke e shqyrtuar mundësinë e rikthimit, por që rreth kësaj do të mësojmë më vonë".

Ronaldo ka shënuar 118 herë në 292 ndeshjet e zhvilluara në fanellën e Unitedit nga 2003 deri më 2009.
Shtuar më 15/09/2014, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori