United ekipi i rekordeve
Ekipi i Sir Alex Ferguson nuk resht së thyeri rekorde në Old Trafford pasi me fitoren e ditës së shtunë kundrejt ekipit të Norwich me rezultatin 2-0 i solli ekipit të Djajve të Kuq fitoren e 19 në shtëpi.

Kjo ishte fitorja e 19 në Old Trafford dhe pa pësuar asnjë humbje nga të gjitha ndeshjet në të gjitha kompeticionet e mundshme.

Kjo tregon se ky ekip është një ndër pretendentët kryesor për të fituar Premierligën dhe Ligën e Kampioneve.

Tashmë Manchester United ndodhet në krye të tabelës në Premierligë dhe vazhdon të ndiqet në çdo hap nga rivali kryesor i tij Manchester City. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori