United fillon "spastrimet" (FOTO LAJM)

Michael Owen
Pas humbjes së titullit, pikërisht atëherë kur dukej se mund të rikonfirmohej, Manchester United ka vendosur të bëjë spastrimet e para në skuadër. Sir Alex Ferguson e ka nisur këtë ndryshim me largimin e Michael Owen.

Ish-sulmuesi i Liverpool, Real Madrid dhe Newcastle, fitues i "Topit të Artë 2001″ ka përfunduar aventurën me "Djajtë e kuq", të cilët nuk do t’i ofrojnë një kontratë të re pas 3 sezonesh të karakterizuara nga dëmtimet e zakonshme.

"Trajneri më tha disa ditë më parë se kontrata ime nuk do të rinovohej. Kam dashur çdo moment të këtyre tri viteve që kam kaluar në këtë skuadër. Do më pëlqente që t’i falënderoj një nga një të gjithë futbollistët, tifozët dhe stafin e skuadrës. Tani do bëj pushime, gjatë të cilave do vendos se cili do jetë destinacioni im i ardhshëm", dekalroi Owen.

Por ai nuk është i vetmi, sepse janë edhe 4 lojtarë që priten të mos jenë më pjesë e nënkampionëve: Dimitar Berbatov, Nani, Park Ji-Sung dhe Paul Pogba. Sulmuesi bullgar nuk ka pasur shumë hapësira këtë sezon, edhe për shkak të konkurrencës së madhe në këtë repart.

Hernandez dhe Welbeck kanë shkëlqyer dhe Berbatov nuk bën më pjesë në planet e Fergusonit. Mendohet që futbollisti të rikthehet tek Bayer Leverkusen.

Ndryshe paraqitet situata e Nanit. Portugezi kërkon rritje të madhe rroge dhe, pavarësisht se është i domosdoshëm për ekipin, United do vlerësojë ofertat për të.

Koreani Ji Sung Park është totalisht jashtë forme dhe kjo gjë e ka bindur trajnerin skocez që ta përjashtojë nga planet e tij. Ndërsa francezi Paul Pogba mendohet ta ketë arritur marrëveshjen me Juventusin dhe në fillim të korrikut pritet zyrtarizimi. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2012, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori