United garanton për De Gean
Është bërë e ditur se Manchester Unitedi ka garantuar Atletico Madridin se ata do të bëjnë një ofertë për portierin David de Gea, nëse klubi spanjoll do të dëshironte ta shiste yllin e tyre në verë.

Pasi Edwin van der Sar njoftoi se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij stinori, “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një zëvendësimi për holandezin në largim e sipër.

Dhe pavarësisht se stërvitësi i ekipit të parë Rene Meulensteen tashmë ka konfirmuar se favoriti i klubit është Maarten Stekelenburg i Ajaxit, “The People” ka bërë të ditur se skuadra e “Old Traffordit” kanë garantuar se do të bëjnë një përpjekje për të siguruar shërbimet e spanjollit nëse ai është në shitje.
Shtuar më 31/01/2011, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori