United gati ti "rrëmbejë" Lucas Interit
Manchester United është gati ti "rrëmbejë" Lucas Moura Interit. Sipas asaj që shkruan britanikja "Daily Mail", një delegacion i klubit anglez është nisur sot në Brazil për të nisur tratativat me San Paolo për kartonin e fantazistit 19-vjeçar.

Djajtë e Kuq kanë gati ofertën prej 30 milionë sterlinash, duke u bërë kështu një pengesë e pakapërcueshme për klubin e Massimo Moratti, njerëz të të cilit të premten e shkuar ishin në Brazil për të diskutuar marrëveshjen.

Qëllimi i Manchester United është marrja e futbollistit para se ai të grumbullohet me kombëtaren olimpike braziliane për në "Londër 2012". /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2012, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori