United i shpall "luftë " Realit për sulmuesin Kane
Pëlqej
Manchester United e ka bërë Harry Kane objektivin e tyre të madh në merkaton e transferimit të verës së ardhshme dhe janë të gatshëm ta luftojnë me Real Madridin për nënshkrimin e tij.

Raportet në Spanjë sugjerojnë se Real Madridi është tashmë i përgatitur për të hapur "luftën" për sulmuesin e Tottenhamit me një ofertë në rajon prej 170 milionë paundësh, shkruan Albeu.com.

Trajneri i United, Jose Mourinho është admirues i madh i sulmuesit, ku e do në radhët e tij, dhe ia ka bërë me dije klubit që ta rrëmbejë sa më shpejtë.

Anglezi ka shënuar 15 gola në 13 paraqitje për klubin dhe kombëtaren e tij deri më tani këtë sezon pavarësisht se nuk arriti të gjejë pjesën e pasme të rrjetës në tre ndeshjet e para të fillimit të kampionatit.

Megjithatë, ai ka shënuar 84 gola në 120 paraqitje në Premier League për klubin e tij të fëmijërisë, Tottenham Hotspur. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori