United i shqetësuar nga sjellja e Sanchezit, ngjan me të Di Marias
Alexis Sanchez u bashkua me Unitedin nga Arsenali në janar, por akoma pa kaluar shumë kohë, United është alarmuar nga qëndrimi i tij pasi sjellja e tij është e njëjtë me të Di Marias.

Sipas Daily Mail, Sanchez ka një figurë të izoluar në Carrington (qendrën e United) dhe shpesh ha vetë në mensë, larg bashkëshortëve të tij.

Sanchez ka një reputacion si një lojtar i tërhequr dhe kjo po e shqetëson stafin e klubit. Sanchez është lojtari më i paguar me 600 mijë funte në javë, dhe paga e tij thuhet se është një nga arsyet kryesore që ish- ylli i Arsenalit e zgjodhi United para Manchester Cityt./albeu.com/

Shtuar më 21/03/2018, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori