United i vendosur për yllin e Napolit, bën gati 130 milion euro
Kalidou Koulibaly është një nga objektivat e Manchester United në merkaton e verës. Mbrojtësi i Napolit, mbetet një ndër më të mirët në rolin e vet dhe "Djajtë e Kuq", e duan në ekip.

Sipas asaj që raporton "Sunday Express", United është gati të japë plot 110 milionë sterlina, pra afërsisht 130 milionë euro, për senegalezin.

Kjo ofertë do të pranohej menjëherë nga De Laurentis, i cili ka shprehur gatishmërinë për të shitur lojtarin, nëse i mbushen arkat me nje shifër të tillë.

Mbetet të shohim nëse United do të japë këtë shifër, për të bërë të vetin lojtarin. /albeu.com/


Shtuar më 15/04/2019, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori