United interesohet per Benzeman
Albeu.com
Manchester United është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit francez të Real Madridit, Karim Benzema, bën të ditur "News of the World" të dielën. Benzema në Real Madrid është transferuar verën e vitit të kaluar nga Lyoni për ...... 35 milionë euro, mirëpo ai nuk ka arritur të gjejë veten te skuadra spanjolle. Reali e ka ndërmend ta shesë Benzeman në verë për 20 milionë euro, duke e financuar kështu transferimin e sulmuesit të Valencias, David Villa. Benzema këtë edicion për Realin ka shënuar shtatë gola në 20 ndeshje. Në luftë për Benzeman janë edhe Interi e Milani.
Shtuar më 15/02/2010, ora 18:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori