United, Januzaj titullar ndaj Sunderland
Pëlqej
Pas një fillimi tejet të dobët të Manchester UnitedPremier League dhe pas një presioni shumë të madh, trajneri i "Djajve të Kuq", David Moyes, duket se do të fillojë ndryshimet në formacionin e skuadrës duke filluar që nga sfida e fundjavës kundër Sunderland.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, tekniku skocez i ka rezervuar një vend si titullar edhe talentit shqiptar, Adnan Januzaj. Ky i fundit ka luajtur shumë pak me ekipin e parë në ndeshjet e kampionatit, por minutat e pakta nuk ka qenë problem që opinioni sportiv dhe tifozët të "dashurohen" me lojën e djaloshit 18-vjeçarit, pasi në të gjitha rastet kur është aktivizuar ka impresionuar me aftësitë e tij.

Aktualisht Manchester United mban vendin e 12-të në rënditjen e Premier League-s me vetëm 7 pikë, 8 me pak se Arsenali kryesues. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori