United mban hapin (VIDEO)
Manchester United ka arritur të fitojë tre pikë në ndeshjen e zhvilluar në White Hart Lane, pasi mposhti Tottenham Hotspurin me rezultat 3-1.

Goli i parë erdhi në minutën e 45-të nga Wayne Rooney, gol i cili për Rooney ishte i shtati në tetë ndeshjet e fundit ndaj Spursave.

Ashley Young, i cili asistoi në golin e parë, arriti të shënojë në minutën e 60-të duke rritur epërsinë në 2-0.

Edhe goli i tretë i United u shënua nga Young (69’), i cili pranoi një top nga Patrice Evra.

"Nderin" për vendasit e shpëtoi Jermain Defoe, i cili realizoi në minutën e 87-të, 3-1.

Pas kësaj fitoreje, Manchester United mban hapin në garën për titullin e Premier Ligës e dy pikë pas Manchester Cityt. /albeu.com/


Shikoni golat:

Shtuar më 04/03/2012, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori