United me një gol fiton tre pikë (VIDEO)
Robin van Persie (Manchester United)
Fitore minimale prej 1-0 e Manchester United në takimin e të shtunës mbrëma kundër Fulhamit në stadiumin Craven Cottage, ku protagonistët u ballafaquan pos tjerash edhe me ndërprerjen e energjisë elektrike.

Pjesa e parë përfundoi pa gola por e dominuar nga Manchester United ndërsa në minutën e 40-të ndeshja u ndërpre për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Londër dhe e njëjta u vazhdua pak më vonë.

Në pjesën e dytë u shënua goli i vetëm i ndeshjes që i solli tre pikë Djajve ndërsa autor ishte Wayne Rooney (79').

Pas kësaj fitoreje, United ka 62 pikë, dhjetë pikë më shumë se Manchester City që e luan të dielën me Liverpoolin. /albeu.com/


Shtuar më 02/02/2013, ora 21:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori