United merr kreun, humbet City (VIDEO)
Manchester United ka mposhtur West Bromwich Albion me rezultat 2-0 në Old Trafford duke arritur të marrë kreun e tabelës së Premier Ligës , ndërsa Manchester City pësoi disfatë në transfertë te Swansea me rezultat 1-0.

Wayne Rooney ka shënuar i pari për Manchester United në minutën e 35-të pas një asistimi të Chicharitos.

Në minutën e 70-të arbitri gjykoi penallti për United ndërsa një minutë më vonë, Rooney realizoi nga penaltia për 2-0.

Në ndeshjen tjetër, Manchester City kishte vështirësi të dukshme të Swansea, ku vendasit ishin më të mirë në lojë.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Luke Moore (83’) duke mposhtur Cityn me rezultat 1-0.

Pas këtyre rezultateve, Manchester City humb pozitën e parë dhe bie në pozitën e dytë me 66 pikë, një pikë më pak se sa lideri i ri Manchester United. /albeu.com/


Shikoni golat:


Swensea 1-0 City




Manchester United 2-0 West Bromwich Albion

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=OTC6Ny7vYnj4BvRc" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />

<param name="movie" value="http://videa.hu/flvplayer.swf?v=xH0jbJi3BBEVqRqD" /><param name="allowscriptaccess" value="always" /><param name="allowFullScreen" value="true" />
Shtuar më 11/03/2012, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori