United merr kreun (VIDEO)
Darren Fletcher
Manchester United ka përmbysur rezultatin duke shënuar fitore në takimin e zhvilluar të shtunën pasdite në Old Trafford kundër Queens Park Rangers.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërsa në minutën 52-të, Jamie Mackie kaloi mysafirët e Queens Park Rangers në epërsi, 0-1.

Barazimi për United erdhi në minutën e 64-të nga Jonny Evans ndërsa epërsinë e siguroi Darren Fletcher në minutën e 68-të.

Goli fitores u shënua nga Javier "Chicharito" Hernandeznë minutën e 72-të.

Me tre pikët e fituara sot, Manchester United kthehet në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Manchester City, i cili të dielën përballet me Chelsean në Stamford Bridge. /albeu.com/

Rezultatet e ndeshjeve tjera:

Sunderland 2 - 4 West Bromwich A.
Everton 1 - 1 Norwich C.
Stoke C. 1 - 0 Fulham
Wigan Athletic 3 - 2 Reading

Golat:
Manchester U. 3 - 1 Queens Park R.
Shtuar më 24/11/2012, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori