United merr nga UEFA 216 milionë euro
Manchester United
Manchester United ka marrë 216 milionë euro nga UEFA vetëm për pjesëmarrjen në Champions League në 7 vitet e fundit. Këtë lajm e bën të ditur kompania “StageUp-sport & leisure business” pas një analize që u ka kryer bilanceve të klubeve më të mëdha në Evropë. Chelsea mban vendin e dytë me 215 milionë, ndërsa Arsenal renditet në shkallën e fundit të podiumit me 189 milionë.

Interi i Moratti-t ka arkëtuar 174 milionë, i ndjekur nga Lyon e Barcelona me nga 169 milionë. Në dhjetëshen e parë ndodhet edhe Milani që me 6 pjesëmarrje ka fituar 154 milionë.
Shtuar më 13/09/2010, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori