United mposhtet 11 herë radhazi
Manchester United mesa duket nuk është aspak në formë dhe nuk po kalon momente të mira këtë sezon.

Formë katastrofale po shfaqin edhe djemtë e U-18 që janë nën drejtimin Paul McGuinness.

U-18 e Unitedit u mposhtën 2-0 nga Manchester City dhe kjo është humbja e 11-të radhazi për “Djajtë e Kuq”.

Ende mbetet për tu parë nëse do të shkarkohet McGuiness, sepse po shihet si faktori negativ kryesor i dështimit të të rinjve të Unitedit. /Albeu.com/
Shtuar më 29/01/2016, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori