United ndal hapin perfekt, Stoke i Shaqirit i merr barazimin (VIDEO)
Pëlqej
Pas 3 fitoresh në 3 javët e para të kampionatit, Mançester Junajtid është ndalur në një barazim 2-2 në transfertë përballë Stouk Sitit, skuadra ku luan Xherdan Shaqiri.

Stouk kaloi në avantazh në minutën e 43-të me anë të Çoupo-Moting, por Rashford barazoi rezultatinminutën e parë shtesë të pjesës së parë. Lulaku përmbysi shifrat në minutën e 57, por Stouk arriti të barazonte rezultatinminutën e 63-të falë Çoupo-Moting.

Pas javës së 4-t, të besuarit e Zhoze Murinjos kanë grumbulluar 10 pikë dhe ndajnë kreun e renditjes bashkë me Mançester Sitin. /albeu.com/

Shtuar më 10/09/2017, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori