United "nderon" Januzajn, i jep fanellën me numër 11
Pëlqej
Talenti 19-vjeçar i Manchester United Adnan Januzaj do ketë nderin që sezonin e ardhshëm të mbajë fanellën me numër 11, fanellë që është mbajtur deri pak muaj më parë nga legjenda e "Djajve të Kuq" Ryan Giggs, pavarësisht spekulimeve se Louis Van Gaal mund ta largonte nga skuadra kosovarin e lindur në Belgjikë.

United nuk e kanë zëvendësuar ende numrin 5 që mbahej nga Rio Ferdinand, ndërkohë që numrat 7 dhe 9 mbeten ende të papërdorura, me Louis van Gaal që pret të tjera goditje të mëdha në merkato.

Klubi anglez shkruan në profilin e tij në Twitter se përcaktimi i numrave në fanellë është ende i hapur pasi merkatoja e verës vazhdon. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori