United në finalen e "Guinnes Cup", mposht Realin (VIDEO)
Pëlqej
Manchester United u kualifikua në finalen e turneut “International Champions Cup”. “Djajte e Kuq” mundën me rezultatin 3-1 Real Madrid me një rekord fansash në stadiumin e Michigan para 109. 318 të pranishmëve, duke u konfirmuar dhe fituesit e Grupit A.

Ndeshja u zhbllokua në min. 21’ falë golit të Young. Edhe pse gjithçka u vendos në baraspeshë shumë shpejt pasi Bale realizoi në min, 27’ nga pika e bardhë e 11 metërshit. Megjithatë skuadra e Van Gaal, që mund të thuhet se ishte testi i parë i vërtetë për teknikun holandez, arrin të shënojë dhe dy herë në portën e Kampionëve të Europës më anë të Young 37’ dhe Hernandez 80’.

Manchester United do të përballet në finalen e Guinness Cup me Liverpool që mposhti 2-0 Milanin falë rrjetave të Allen 17 dhe Suso 89’. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori