United nis "sulmin" për Strootman
Pas deklaratës së agjentit të futbollistit të PSV dhe kombëtares hollandeze, Kevin Strootman, Manchester United, sipas asaj që raporton tabloidi britanik "Daily Mail", ka nisur punën për të siguruar shërbimet e mesfushorit 22-vjeçar.

Hollandezi i PSV, që në merkaton ejanarit mund të largohet për shumën e 20 milionë sterlinave, sezonin e shkuar të Eredivisie ka qënë nën vëzhgimin e vëllait të Sir Alex Ferguson, Martin Ferguson. Ndërsa tani ka ardhur koha për të kaluar te veprat.

Kevin Strootman kërkohet edhe nga klubi i Milan. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2012, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori