United po rrit CR7-ën e ri (VIDEO)
Manchester United po rrit brenda klubit Cristiano Ronaldon e ardhshëm. Bëhet fjalë për talentin 17-vjeçar belg të "Djajve të Kuq", i ardhur nga akademia e PSV Eindovhen, Andres Pereira, i cili konsiderohet nga specialistët e futbollit si pasardhësi i yllit portugez të Real Madrid.

Pereira, i lindur në Brazil por me pasaportë belge, ka një goditje tipike alla Ronaldo dhe këtë e tregoi në ndeshjen e fundit mes kombëtareve të moshave mes Belgjikës dhe Norvegjisë. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori