E FUNDIT/ Zhbllokohet supersfida, Barcelona-Sevilla (VIDEO)
United-PSG, duel për Cristiano Ronaldon
Manchester United duket i vendosur për t’i shkuar deri në fund garës me Paris Saint Germain për yllin portugez të Real Madrid, Cristiano Ronaldo. "Djajtë e Kuq" kanë ende nostalgji për sulmuesin 28-vjeçar dhe marrëveshja me sponsorin teknik NIKE ka mbushur arkën për të garuar si i barabartë me klubin e sheikëve. Pasi e shiti në vitin 2009 për 80 milionë sterlina, Sir Alex Ferguson bën një ofertë konkrete, 65 milionë plus një lojtar titullar të ekipit të tij ku me shumë mundësi mund të jetë portugezi tjetër, Luis Nani.

Gjithsesi, oferta e parë e kampionëve të Anglisë mund të hidhet poshtë nga një tjetër më e lartë e Paris Saint Germain që pritet të bëjë lëvizjen e radhës edhe pse sipas shumë burimeve, oferta e tyre do të jetë rreth 80 milionë sterlina.

Gjithsesi, në këtë garë duhet marrë parasysh edhe dëshira e vetë lojtarit, i cili dëshiron ta vazhdojë karrierën aty ku fitoi "Topin e Artë". Në këtë aspekt, një tjetër disavantazh për parizienët është edhe niveli më i ulët i konkurrencës në Ligue 1 që sigurisht nuk i kënaq pritshmëritë e një kampioni të përmasave botërore.

Aktualsiht, kontrata e Cristiano Ronaldos me Real Madrid skadon pas dy sezonesh dhe sipas mediave spanjolle, numri 7 nuk e ka ndezur ende dritën jeshile të rinovimit, duke aluduar se shtatlarti luzitan kërkon t’i japë lamtumirën klubit "Merengues" pas 4 sezonesh. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2013, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori