United, Sir Alex në sulm për të bindur CR7-ën
Pëlqej
E ardhmja e Cristiano Ronaldos ka qenë në qendër të vëmendjes së mediavie britanike gjatë javëve të fundit. Janë zbuluar madje edhe shumat marramendëse që duhe të paguajë Manchester United për të siguruar shërbimet e sulmuesit portugez, që në asnjë rast nuk e mohuar dëshirën për t’u rikthyer në "Old Traford".

E përditshmja Metro zbulon se për ta bindur 29-vjeçarin është hedhur në sulm edhe Sir Alex Ferguson, që i ka telefonuar yllit të Real Madrid.

72-vjeçari në vitin 2003 e bleu nga Sporting Lisbona, duke patur një ndikim të madh në formimin e tij si futbollist, ndaj ka marrë përsipër të bëjë ndërmjetësin për ta veshur sërish me fanellën e kuqe të United.

Nuk është e rastësi që tifozët e "Djajve të Kuq" kishin kontraktuar një charter për të qenë të pranishëm në sfidën mes Villarrealit dhe Real Madrid, duke i kërkuar Ronaldos rikthimin në "Old Traford".

Drejtuesit e United janë të gatshëm të investojnë deri 200 milionë euro për blerjen e luzitanit, që do të përfitonte 600.000 euro në javë. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2014, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori