United vjen me miliona plus Darmian për Alex Sandron
Alex Sandro ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe si pasojë Premier League e ka nxehur garën për kartonin e tij.

Mbrojtësi brazilian ishte shumë pranë kalimit në verë te Chelsea për 60 milionë euro por tani është Jose Mourinho që e kërkon 27-vjeçarin për të sistemuar krahun e majtë të mbrojtjes. Për të ulur pretendimet prej 70-75 mln euro që ka Juventusi, “Djajtë e Kuq” ofrojnë mbrojtësin italian, Matteo Darmian plus një shumë prej 50 milionë euro për të mbyllur me sukses këtë operacion.

Dëshira e brazilianit është të luajë në Premier Legaue dhe ndoshta Juventusi mund të joshet nga një ofertë e tillë e Manchester United./albeu.com/

Shtuar më 11/03/2018, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori