Unitedi pas mbrojtësit të Romës
Manchester Unitedi është gati t’i paguaj 35 milionë euro për mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas.
Trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, dëshiron që ta forcojë mbrojtjen e tij me 27-vjeçarin grek, transmeton Gazeta Express.

Unitedi është interesuar për të edhe gjatë verës së kaluar, mirëpo një marrëveshje nuk arrite, dhe klubi anglez është gati që t’i fillojë negociatat përsëri në janar.

“Është natyrale nëse dëshiron të luash për klubet më të mëdha, si Barcelona, Manchester Unitedi, e Bayern Munich”, kishte thënë Manolas në një intervistë gjatë verës së vitit të kaluar
Shtuar më 07/01/2019, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori