Unitedit shkarkoi Mourinhon, Neville i del në mbrojtje portugezit
Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Gerry Neville beson se shkarkimi i menaxherit Jose Mourinho ishte rezultat i një investimi të dobët nga menaxhimi i klubit në periudhën e tranzicionit të verës.

Shkarkimi i Mourinhos ishte për shkak të një periudhe të tranzicionit të verës. Administrata nuk dëshironte të jepte para të mëdha për përforcime”, tha Neville.

Ish-reprezentuesi anglez ka vlerësuar se transferimet e lojtarëve si Fred (60 milionë) dhe Diogo Dalota (22 milionë) janë tepër të vogla për një klub të madh si United.

Neville, i cili kaloi gjithë karrierën në Old Trafford, dha idenë e marrjes së trajnerit të Tottenham Hotspurs, Mauricio Pochetinos.

“Për mua, ai është një kandidat ideal për Manchester United”, tha ai.
Shtuar më 18/12/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori