Upamecano, objektivi kryesor i Manchester United
Manchester United kërkon të sistemojë mbrojtjen me një emër të rëndësishëm si Dayot Upamecano. 24-vjeçari francez po shkëlqen në radhët e Leipzig dhe ka përfunduar në radarët e klubeve më të mëdha si Manchester United, Real Madrid dhe Liverpool.

Djajtë e Kuq duan të shmangin konkurencën e madhe dhe mund të përshpejtojnë afrimin e mbrojtësit në merkaton e janarit duke paguar klauzolën afro 45 milionë euro. Nuk do të jetë e lehtë për klubin anglez të bindë lojtarin pasi vetë ai ka kontakte me Zidane për një kalim te Reali edhe pse te Djajtë e Kuq ka optimizëm për një akord të mundshëm.

Shtuar më 28/10/2020, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori