Mesazhi i Messit për Tottin: Të kam admiruar gjithmonë (VIDEO)

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi i ka uruar Francesco Tottit ditëlindjen duke i thënë se gjithmonë e ka admiruar.
Kapiteni i Romës sot mbush 40 vjeç, teksa urimet nuk kanë mbaruar nga e gjithë bota.

“Përshëndetje Francesco. Dua të urojë ditëlindjen, shpresoj të kalosh një ditë të mrekullueshme. Të kam admiruar gjithmonë, por edhe më shumë në ditën kur të takova. Një përqafim i madh për ty”, tha Messi në një video mesazh.

Javier Zanneti, Alessandro Del Piero dhe Fernando Torres i kanë uruar gjithashtu ditëlindjen Tottit përmes rrjeteve sociale./
Shtuar më 27/09/2016, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori