Uruguaj me një këmbë në gjysëmfinale
Uruguaji shkon drejt takimit të fundit të Grupit B atë ndaj Tahitit e sigurtë se një fitore e spanjës ndaj Nigerisë do t'i sigurojë atyre një vend në gjysëmfinale. Fitorja e celestëve ndaj afrikanëve ju dha atyre një avantazh shumë të rëndësishëm në luftën për vendin e dytë megjithatë ju duhet të sigurojnë një fitore me sa më shumë gola ndaj kampionëve të Oqeanisë.

Trajneri Tabarez nuk do të ketë në dispozicion Diego Lugano që është i pezulluar pas dy kartonave të verdhë të marrë në këtë kompeticion dhe ai që do ta zëvendësojë mendohet të jetë Sebastian Coates. Tekniku i Uruguajit mund të bëjë një rotacion të pjesshëm duke lënë pushim disa lojtarë pavarësisht nevojës për një fitore të thellë.

Në krahun tjetër Eddy Etaeta e ka të plotë të gjithë grupin e futbollistëve. Ishullorët që janë kthyer në benjaminët e këtij eventi e dinë se do të kenë një tjetër test të vështirë dhe do të mundohen të limitojnë sa më shumë të jetë e mundur humbjen. Kjo do të jetë përballja e parë në histori midis këtyre dy skuadrave.

Diego Forlan ndaj Nigerisë luajti ndeshjen e tij të 100-të me Uruguajin atje ku edhe shënoi një gol i cili e bëri atë golashënuesin më të mirë të historisë së vendit të tij me 34 gola në total.

Tahiti në mesjavë pësoi humbjen më të thellë të kompeticionit 10 me 0 nga Spanja por regjistroi edhe humbjen e saj më të thellë në histroinë e kësaj përfaqësuese. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2013, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori