Uruguaji me penallti kalon në gjysmëfinale (VIDEO)
Albeu.com
Pas barazimit në lojë me rezultat 1:1, Uruguaji ka mposhtur Ganën me rezultat 4:2 pas gjuajtjes së penalltive, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Botërorit Afrika e Jugut 2010.Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Muntari në minutën e 45–të ndërsa barazimi nga Forlan në minutën e 55–të.

Pas barazimit në kohën normale, ndeshja u vazhdua me 30 minutat shtesë. Në minutën e fundit të shtesës, në një rrëmujë para portës së Uruguajit, Suarez pengoi me dorë topin duke shpëtuar golin e sigurtë për Ganën. Suarez përfitoi karton të kuq ndërsa Gana penallti. Por pas gjuajtjes, afrikanët nuk arritën ta kthejnë penalltinë në gol, duke lejuar që fituesi të përcaktohet me gjuajtjen e penalltive.

Në gjuajtjen e penalltive më të saktë ishin futbollistët e Uruguajit duke shënuar 4 herë, ndërsa ganezët 2 herë.

Kjo ishte hera e parë që këto skuadra janë takuar në një ndeshje futbolli.
Pas kësaj fitore, Uruguaji kualifikohet në gjysmëfinale, ku do të përballet me Hollandën.


STADIUMI: Soccer City
ARBITRI: Olegario Benquerenca

URUGUAJI: Fernando Muslera, Diego Lugano, Mauricio Victorino, Jorge Fucile, Maximiliano Pereira, Diego Perez, Egidio Arevalo, Edinson Cavani, Alvaro Fernandez, Luis Suarez, Diego Forlan
TRAJNER: Oscar Tabarez

GANA: Richard Kingson, John Pantsil, John Mensah, Isaac Vorsah, Hans Sarpei, Anthony Annan, Kevin-Prince Boateng, Samuel Inkoom, Sulley Muntari, Kwadwo Asamoah, Asamoah Gyan
TRAJNER: Milovan Rajevaç


Shikoni golat:






Penalltitë:

Shtuar më 02/07/2010, ora 23:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori