US Open, Nadal e nis me këmbë të mbarë
Tenisti spanjoll me famë botërore, Rafael Nadal ka fituar ndeshjen e tij të parë në US Open përballë tenistit nga Kazakistani Andrey Golubev me rezultatin e pastër 3-0 (6-3, 7-6 dhe 7-5).

Tenisti spanjolli nuk e ka pasur të thjeshtë fitoren në ndeshjen që zgjati 2 orë e 49 minuta.

Në raundin e dytë të turneut amerikan numrin 2 të botës e pret francezi Nicolas Mahut, me të cilin ka luajtur vetëm një ndeshje në vitin 2007 në turneun Queen’s, takim të cilin e ka humbur 2-0 (7-5 dhe 7-6).

Favoriti kryesor për të fituar këtë trofe vazhdon të mbetet, Rafael Nadal i cili mund të ketë përballë rivalin e vetëm, Djokovic. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2011, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori