Usain Bolt debuton me humbje
Pas eksperiencës jo pozitive te Borussia Dortmund spintieri Usain Bolt ka arritur të debutojë në futboll me ekipin e Stromsgodset, që ka venodsur t’i japë një shans xhamajkanit.

31-vjeçari hyri në lojë si zëvendësues në ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë U-17.

Fatkeqësisht rekordmeni i atletikës nuk arriti të bënte asgjë për të shmangur humbjen 1-0, me golin që ishte pësuar para se ai të futej.

Bolt kishte në fanellë numrin 9.58, në nder të rekordit të tij botëror në garën e 100 metërshit. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori