Usain Bolt: Nuk do të luaja kurrë futboll me Van Gaal
Trajneri i skuadrës së Man.United Louis Van Gaal prej kohësh është vënë në qendër të kritikave, për shkak të perfomancës së dobët të “Djajve të Kuq” nën drejtimin e tij.

Ndërkohe që kritikat në drejtim të trajnerit 64-vjecarë nuk vinë vetëm nga njerëz nga bota e futbollit. Sprinteri Xhamajkan, Usain Bolt, i cili është edhe një tifozë i zjarrtë i “Djajve të Kuq” ka folur me tone të ashpra ndaj Van Gal.

Rekordmeni shprehet se Man.United nën drejtimin e holandezit luan një futboll larg filozofisë së klubit dhe se nëse ai qëndron dhe për sezonin e ardhshëm në “Old Traford” një numër jo vogël i futbollistësh do të kërkojnë të largohen.

Madje, xhamajkani shkon deri aty sa deklaron se nuk do të luante kurrë futboll me një trajner si Van Gal.

Gjithashtu ai shton se holandezi nuk është një trajner i keq por, filozofia e tij e të luajturit futboll është larg asaj që ka skuadra angleze.
Shtuar më 14/05/2016, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori