Usain Bolt refuzon ofertën e klubit evropian
Pëlqej
bolt2
Usain Bolt e ka hedhur poshtë ofertën e Valletta FC-së për kontratë dyvjeçare, pasi ka vendosur se nuk dëshiron të luajë në kampionatin e Maltës.

Ish-kampioni olimpik në vrapim nga Xhamajka debutoi në fundjavë për Valletan duke realizuar dy gola dhe fitoi vëmendjen e botës.

Por, agjenti i Boltit konfirmoi sot se ai ka zgjedhur të mos e pranojë ofertën.

“Ka interesimin të madh që Bolt të luajë futboll”, tha Ricky Simms për ESPN.

“Ne vazhdimisht marrim oferta të tilla. Mund të konfirmoj se Usain nuk dëshiron ta na shfrytëzojë këtë mundësi për të luajtur në Maltë”, njoftoi ai.
Shtuar më 17/10/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori