Uzuni hedh pas krahëve Championsin: Tani jam i fokusuar te Kombëtarja
Myrto Uzuni është shprehur se forma e mirë që po kalon me Ferencvaroshin, ku arriti në grupet e Championsit, i përket së shkuarës, pasi tani ai dëshiron të bëjë më të mirën për Kombëtaren.

Në prag të dy sfidave të Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, futbollisti beratas është shprehur se ai do bëjë më të mirën dhe për të tjerat më pas vendos trajneri.

"Normalisht kam shënuar dy gola më shumë vlerë për ekipin tim te Ferencvaroshi. Por tani është koha për Kombëtaren dhe duhet të mendojmë të bëjmë sa më mirë këtu, së bashku me grupin.

Normalisht kur vjen te Kombëtarja është një ndjesi e veçantë, pasi për çdo futbollist është diçka më e mirë për atë, golat më japin motivim dhe shtysë për të vazhduar përpara.

Trajneri Reja më uroi për golat dhe paraqitjet me Ferencvaroshin, pasi ata shikojnë gjithçka.

Forca më vjen nga sakrificat që kam kaluar, pasi vlerësoj çdo ndeshje dhe stërvitje sikur të ishte e fundit për mua.

Skema e Kombëtares? Normalisht është të shënoj sa më shumë gola. Për aktivizimin vendos trajneri, sigurisht nuk ndihem mirë për mosaktivizimin, por unë duhet të bëj punën time. Unë më mirë ndihem me Baren dhe Manajn, pasi njihemi më mirë me njëri-tjetrin, pasi kemi luajtur edhe te Shpresat.

Dua të falënderoj të gjithë që më mbështesin, pasi falë tyre jam këtu, shpresoj të arrij suksese.

Ferencvaroshi është një histori e shkuar, tani jam te Kombëtarja dhe dua të bëj më të mirën këtu", u shpreh Uzuni në konferencën për shtyp.
Shtuar më 06/10/2020, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori