Uzuni: Kënaqem kur luajmë futboll të bukur, Skënderbeu ekipi më i fortë i Superligës
Pëlqej
Myrto Uzuni thekson se e gëzon shumë fakti që kurbinasit po luajnë një futboll të bukur në çdo fushë.

"Në Shkodër ndaj Vllaznisë luhet pa presion. 11-metërshi që u shndërrua në gol na dha më shumë besim. Jemi skuadër e re, por nga ndeshja nga ndeshje po rritemi shumë. Jam shumë i lumtur, sepse po luajmë njësoj si brenda dhe jashtë fushës. Ekipi më i fortë? Është pa dyshim Skënderbeu." tha fieraku pas ndeshjes.

Faktin që po spikat te Laçi, edhe pse vjen nga Kategoria e Parë ka këtë shpjegim, sipas Uzunit:

"Kam luajtur në Superiore me Apoloninë 2 vite e gjysmë më parë. Jam i lumtur që Pashk Laska më ftoi në ekipin e tij. Në Kategorinë e Parë merr shkelma dhe nuk mund të shprehesh në fushë." përfundoi Uzuni. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori