Lajme të mira vijnë nga Hungaria. Sulmuesi
Ferencvaros, Myrto
Uzuni ka fituar betejën me Covid-19.
Lajmi u dha nga vetë futbollisti beratas përmes një postimi në Instastory, të cilën e shoqëronte me mbishkrimin: Më në fund u riktheva!
Akoma nuk dihet nëse
Uzuni do të aktivizohet ndaj
Juventusin në Ligën e Kampioneve ditën e nesërme.
Sulmuesi 25-vjeçar ka munguar në sfida të rëndësishme për
klubin e tij në kampionat gjithashtu dhe në Champions ku
Ferencvaros është sfiduar me Barcelonën dhe Dinamo Kiev.
Një
lajmi i mirë, ky edhe për teknikun e kombëtares shqiptare, Edi Reja i cili mund të mbështetet te cilësitë e Uzunit për sfidat e muajt nëntor.
Shtuar më 03/11/2020,
ora 15:56