Uzuni: Rasti i humbur na penalizoi, nëse nuk shënon do pësosh
Pas ndeshjes me Turqinë, sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni në një prononcim për RTSh u shprehë se ekipi zhvilloi një pjesë të parë të mirë, por u penalizma nga shpërdorimi i rasteve. Ndërsa shtoi se në pjesën e dytë skuadra u demoralizua pasi pësoi golin e dytë.

Është e vërtetë se rasti i humbur na penalizmi, nëse nuk shënon do të pësosh. Pjesa e parë ishte e mirë, por ishte një gjysëm gabim i joni dhe u ndëshkuam

Ne nuk jemi Spanja që të shpërdorojmë rastet, duhet t’i shfrytëzojmë rastet, në pjesën e dytë na demoralizoi goli i dytë.

Kemi krijuar shumë volum loje në pjesën e parë pasi mbrojtja turk kishte probleme, pamë bporbleme në mbrojtjen turke, tha Uzuni.
Shtuar më 22/03/2019, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori