Vajzat e Vllaznisë, vazhdon mrekullia në Champions League
Pëlqej
Skuadra e femrave të Vllaznisë vijon me paraqitjet e mira në edicionin e këtij viti të Champions League. Pas suksesit në ndeshjen e parë ndaj skuadrës kampione të Ishujve Faroe të Islandës Kl Klaksvik të fituar me rezultatin 2-1, ekipi shkodran ka barazuar 0-0 ndaj skuadrës më të fortë të grupit, kampiones së Qipros, Apollon Limasol.

Një barazim që lë të hapura të gjitha mundësitë për vijimin më tej të rrugëtimit Europian.

Një fitore e mundshme e Vllaznisë edhe në ndeshjen e tretë ndaj kampiones vendase të Lituanisë Gintra, do të thoshte që me 7 pikë, aq sa mund të ketë edhe Apollon, të pretendojë kalimin e turit si skuadra e dytë më e mirë.
Shtuar më 12/08/2014, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori