Valdano: Jam sqaruar me Mourinjon
Albeu.com
Drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë se ai i ka sqaruar të gjitha gjërat me Hose Mourinjon që prej tre vitesh dhe se nuk ka asnjë problem tani mes tij dhe portugezit.“Në të kaluarën, unë e mohova ardhjen e Mourinjos me fjalë agresive, ndërsa ai më është përgjigjur në të njëjtën mënyrë, por pavarësisht konfliktit që u zhvillua tre vite më parë, ne e kemi ditur se do të jemi një ditë në klubin e njëjtë. Ajo çështje nga atëherë u sqarua dhe nuk ka probleme mes nesh”. “Hose Mourinjo do të jetë te Real Madridi për katër vitet e ardhshme dhe është nder të kemi në skuadër njërin prej trajnerëve më të mirë në botë. Ne jemi shumë të kënaqur ta kemi atë, këtu te Real Madridi. Unë e mbrojta Pellegrinin që nga dita e parë e deri në ditën e fundit, sepse obligimi im ishte i tillë. Këtë do ta bëj tani edhe me Mourinjon”, theksoi Valdano në hapjen e prezantimit të Mourinjos.
Shtuar më 31/05/2010, ora 21:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori