Valdano: Real Madrid e mori si të lehtë largimin e Cristiano Ronaldos
Pëlqej
Ish-lojtari i Real Madridit, trajneri dhe drejtori sportiv Jorge Valdano ka diskutuar për formën e tmerrshme që po kalon klubi, duke thënë për radion spanjolle, “Onda Cero” pasi që disa nga yjet e Real Madridit po vuajnë nga lodhja në Botëror që kampionët europian nënvlerësuan impaktin e Ronaldos duke e shitur atë në Juventus.

“Varane dhe Modric ende janë të lodhur ngë Kupa e Botës dhe ende janë me mendje në finale”, ka thënë ai për programin “El Transistor” pasi që Reali u mposht nga Levante dhe ata u kritikuan për humbjen e katër në pesë ndeshjet e fundit.

Me Realin që dështoi për të gjetur zëvendësim adekuat për Ronaldon, i cili ka shënuar 450 gola për ta në nëntë vite në Bernabeu, këtu nuk mund të kritikohet Julen Lopetegui, arsyeton Valdano. “Tundja e topit në rrjetë është pjesa më e vështirë e ndeshjes”, thotë ai. “Problemi numër një i Realit janë golat, sepse atyre ju mungon një specialist dhe kjo nuk është një gjë që trajneri mund ta zgjidh”.

Derisa vëmendja është në El Clasicon e së dielës – të parën që nga dhjetori i 2007 pa Ronaldon dhe pa Lionel Messin e lënduar – Valdano theksoi se diferenca në qasjen e Realit dhe Barçës është se ata në këtë përballje do të jenë pa dy yjet e tyre. “Në Barcelonë, janë të tmerruar që Messi është jashtë, përderisa në Real Madrid largimi i Cristianos u mor si i lehtë, por nuk doli ashtu”, ka deklaruar ai.
Shtuar më 22/10/2018, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori