Valdano sulmon Mourinhon: Më shumë ego se punë
Pëlqej
"Nuk kam dëgjuar kurrë nga Mourinho të thotë, privatisht ose publikisht, një frazë të denjë për futbollin". Këto janë fjalët e ish Drejtorit Sportiv të Real Madrid Jorge Valdsano në librin e tij "11 kompetencat e një lideri" ku një pjesë të rëndësishme e ze edhe marrëdhënia aspak e mirë me "Special One".

"Te Mourinho zgjuarsi dhe egoja janë armike dhe kur takohen egoja fiton. Me të nuk arrija të kuptohesha pasi shkonte në drejtim të kundërt me sensibilitetin tim", vijon Valdano.

"Mou është një personazh i zhurmshëm dhe asgjë më tepër, një personazh i krijuar për momentet boshe. Nëse Guardiola është Mozarti, Mourinho është Salieri (kompozitor klasik italian). Do të ishte një muzikant i mirë nëse nuk do të ishte Mozart", përfundon Jorge Valdano. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori