Valdes-Barça, lamtumirë që këtë sezon?
Victor Valdes jo vetëm që nuk do ta rinovojë kontratën me Barcelonën, që skadon më 30 qershor të 2014, por me siguri do të largohet nga klubi katalanas në fund të këtij sezoni. Këtë vendim portieri 30-vjecar ua ka komunikuar shokëve të ngushtë te Barcelona dhe kombëtarja spanjolle si dhe miqve të tij më të afërt. Valdes në fakt nuk ia komunikuar në mënyrë zyrtare klubit.

Më 17 janar, ditën kur do të nisnin bisedimet për zgjatjen e kontratës, babai i tij, Hose Manuel, si dhe përfaqësuesi ligjor Gines Carvahal, në një komunikatë që nuk zgjati më shumë se një minutë zbuluan se Victor nuk ka ndërmend të nënshkruajë një marrëveshje të re përtej 2014. Tentativat e e zëvendëspresidentit Bartomeu, të drejtorit sportiv Zubizarreta rezultuan joproduktive, pasi Valdes ishte i sigurtë për vendimin e marrë. Aventurës së tij tepër të suksesshme në "Camp Nou" po i vjen fundi, dhe jo në verë të 2014, por në fund të sezonit aktual.

Pas vendimit të Viktor Valdez mësohet se është një ofertë e parezistueshme nga Premier Ligë, aq sa portieri aktual I Barcelonës nuk ka pranuar të dëgjojë ofertat e klubit.

Largimi i parakohshëm i Valdes mund të krahasohet me vendimin e Pep Guardiolës, i cili vendosi të pushinte një vit para se t’i rikthehet trajnuingut me Bajernin e Mynihut. Valdez ka fituar githçka me Barcelonës, madje për 5 sezone është shpallur portiere më i mirë i Primera Division, dhe si një njeri i apasionuar, që jeton cdo ditë me intensitet, e vuan shumë thyerjen e marrëdhënieve në dhomat e zhveshjes.

Një shembull i qartë është fakti që ai as që flet me Andoni Zubizarretan, të cilit i dhuroi bluzën pas finales së Champions League në Wembley ndaj Manchester United. Ndonëse drejtori sportive i katalanasve është shprehur publikisht se dëshiron ta bindë Valdes që të rinovojë, nga ana tjetër po punon intensivisht për të afruar një portier cilësor verën e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2013, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori