Valdes: Casillas me i miri
Victor Valdes pranoi se nuk e kupton zëvendësimin e Iker Casillas me një tjetër te Reali: “Unë u habita kur e pashë në Kupën e Konfederatave në formë aq të mirë, edhe pse nuk kishte luajtur në klubin e tij 6 muajt e fundit. Personalisht mendoj se është më i miri, por nuk duhet të them më shumë për shkak se është i të njëjtit “kostum” me mua”.

Rreth startit spektakolar të sezonit të ri në La Liga nga Barcelona, Victor Valdes tha: “Ishte një nga nisjet më të mira. Ekipi tregoi së është shumë i fortë, mbrojti shumë lart për ta rimarrë topin sa më shpejt dhe shënoi 7 gola. Kjo ishte ajo çfarë donte trajneri.”

Valdes u zemërua kur u pyet nëse vendimi i tij për t’u larguar nga “Camp Nou” ishte i pakthyeshëm: “Kjo tingëllon si një pyetje e bërë për shaka, madje mendoj se nuk më respekton mua". /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2013, ora 18:15
valdez legeni
e Hënë 2 Shtator 2013, Ora 12:49
normal qe bajn me ty shaka se ti je portjer zhl , e nuk rrin rahat mi shiku problemet e veta po han mut per portjerin e realit , kjo ashte lufte ne mes barcelones dhe real madridit per me i perqa ne mes vete edhe me fitu ligen se ndryshe kta bajatat nuk mujn e marrin la ligan .
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori