Valdes i kundërpërgjigjet Van Galit (FOTO)

Victor Valdes ka reaguar sot në mëngjes për injorimin që i ka bërë Louis Van Gaal. Trajneri holandez e la atë jashtë skuadrës në turin parapërgatitor duke i bërë injorim të madh legjendarit spanjoll që ka fituar çdo trofe të mundshëm në karrierë.

Van Gaal e arsyetoi vendimin e tij duke thënë se Valdes nuk e kupton filozofinë e klubit.

Valdes ka publikuar një foto në Twitter duke publikuar fjalën respekt me një pikëpyetje, duke lënë dyshimet nëse ai e ka merituar këtë nga Manchester United.

Ai ka publikuar foto se si është trajtuar nga United pasi vazhdimisht është lënë në skuadrën U-21 të United. /Albeu.com/
Shtuar më 16/07/2015, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori