Valdes i pavendosur, Alves me valixhet gati
Është ende e paqartë e ardhmja e portierit të Barcelonës, Victor Valdes. Në përfundim të takimit kundër Finlandës, spanjolli u shpreh i paqartë për të ardhmen e tij: "Për momentin di vetëm se jam një lojtar i Barcelonës, por ende nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm. Ende nuk kam arritur një akord me klubin për të rinovuar kontratën time".

Kontrata e lojtarit skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Nga ana mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Dani Alves, mund të luajë sezonin e fundit me fanellën e klubit spanjoll. Të paktën, kjo është ajo çka përcillet nga kanali televiziv spanjoll "ESPN", sipas së cilit klubi i Barcelonës nuk ka vendosur për t’ia rinovuar kontratën lojtarit.

Mësohet se kampionët e Spanjës, në fund të sezonit do ta nxjerrin në merkato anësorin, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2015. Lojtari vlerësohet 20 milionë euro. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2013, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori