Valdes nuk tërhiqet: Në fund të sezonit largohet nga Barcelona
Victor Valdes do të lërë ekipin e Barcelonës në përfundim të këtij sezoni. Duke i qëndruar deklaratave të mëparshme se ai nuk do të qëndrojë më me këtë skuadër, por për këtë nuk kishte folur ende me ekipin.

"Unë kam folur me klubin, por vendimi im nuk ka ndryshuar. Unë jam i lumtur për këtë sezon dhe pas këtij do ta lë ekipin. Unë nuk kam nevojë të shtoj ndonjë gjë më shumë" shprehet ai.



PSG dhe Arsenal kanë shprehur interesim për Valdesin./albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori