Valdet Rama thërret De Biasin: Dua të rikthehem në kombëare
Valdet Rama nuk e ka harruar kombëtaren shqiptare të futbolli dhe shpreson që në një të ardhme të afërt të bëhet prapë pjesë e saj. Futbollisti po kalon një formë të shkëlqyer me Vurcburger Kikers në Bundesligën 2 ku në këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka dhënë 3 asiste në 14 ndeshje të luajtura.

Normalisht që kam dëshirë të kthehem prapë, është çdo herë kënaqësi të luash për kombëtaren, por normalisht atë e vendos trajneri De Biasi. Unë kam për detyrë të jap maksimumin dhe të tregoj veten sa më mirë.

Po luajmë një sezonshkëlqyer me ekipin, unë për vete e ndjej veten shumë mirë, ndoshta është forma ime më e mirë e karrierës nga pikëpamja fizike”, tha futbollisti për KTV,.
Shtuar më 14/02/2017, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori