Valdet Rama, titullar në humbjen e Valladolidit
Mesfushori kosovar, Valdet Rama, ka qenë titullar te Real Valladolidi që në udhëtim u mposht nga Real Sociedadi me rezultatin 4:1.

Rama 25-vjeçar luajti deri në minutën e 56-të në ndeshjen e zhvilluar të shtunën, që i takoi xhiros së 28-të në La Liga.

Për mesfushorin nga Mitrovica kjo ishte paraqitja e parë si titullar, e dyta në përgjithësi. Ai debutoi javën e kaluar në kampionatin spanjoll.
Shtuar më 17/03/2013, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori